Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Deputetit grek në Parlamentin Europian, Fredi Beleri, ka mbajtur sot një fjalim në Strasburg në të cilin i bën avokatinë Sali Berishës dhe Ilir Metës që e kandiduan në Himarë në zgjedhjet e vitit 2023, ku komenton marrjen e tyre të pandehur nga SPAK për korrupsion si instrumentalizim të drejtësisë.

Këto deklarata të bëra nga foltorja e institucionit që i ka dhënë dritë jeshile avancimit të Shqipërisë edhe për shkak të suksesit të reformës në drejtësi, tingëllojnë si kundërthënëse, në veçanti kur Beleri është dënuar për krim zgjedhor nga drejtësia e financuar nga Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, këmbëngulja e Belerit për t’i bërë avokatinë Berishës, ngre dyshime për çfarë i ka premtuar Sali Berisha Greqisë në këmbim të mbështetjes?

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane është një grek i cili sulmoi ashpër Shqipërinë për Belerin, ndërkohë Beleri po përdor pozitën brenda PPE-së për të avancuar kauzën me të cilën bëri fushatë brenda dhe jashtë vendit.

Beleri donte Vorioepirin, pra Himarën greke.

A është kjo ajo që i ka premtuar Berisha në këmbim të avokatëisë pro tij dhe kundër drejtësisë që po bën Beleri?

Nuk do të ishte një kërkesë e pazakontë nga një person në hall si Berisha, i cili ka treguar se për të shpëtuar lëkurën e tij ka bashkëpunuar me armiqtë e shqiptarëve, si në rastin e furnizimit me naftë të makinerisë gjenocidale të Millosheviçit. Për të pushtetit dhe pasuritë e familjes janë para kombit dhe atdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *