Voton Vangjel Tavo, kandidati socialist: Himariotët të votojnë projektin më të mirë
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, është paraqitur në qendrën e tij të votimit në Himarë, ku ka ushtruar të drejtën e votës.
Ai theksoi se sot është dita e qytetarëve të Himarës, ndërsa apeloi që të dalin të votojnë alternativën më të mirë.
“Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës.
I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.