Valbona Onjea, tregtarja e suvenireve artizanale në Sarandë, të preferuarat e turistëve të huaj
Shëtitorja e bregdetit të Sarandës ka marr një pamje të veçantë gjatë këtij sezoni turistik, ku tregtarë të shumtë artizanalë tregtojnë suvenire të ndryshme për vizitorët.
Një ndër to është edhe Valbona Onjea ,e cila prej 18 vitesh ofron suvenire me simbole kombëtare apo dhe të punuara me dorë.
Ajo shprehet se turistët e huaj janë ata të cilët i preferojnë më tepër.
“Produkte të vendet. Të huajt i duan shumë gjërat që tregojnë historinë e vendit, kryesisht ato antike”.
Ndërkohë Onjea shprehet se nga të gjithë turistët që blejnë te tezga e saj ,ajo veçon italianët, të cilët shpenzojnë më tepër dhe nuk largohen pa marr një suvenir nga Saranda.
“Më së shumti turistët italianët janë ata që shpenzojnë më shumë. Janë dhe shumë harmonikë”, shton ajo.
Saranda, perla e turizmit bregdetar të Shqipërisë tashmë është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuar të vizitorëve vendas por kryesisht atyre të huaj.