EMRI/ Gjendet pa jetë 73- vjeçari në lagjen nr.4 të Sarandës
Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin sotëm në lagjen nr.4 të Sarandës.
Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e një lavazhoje të tij private nga familjarët e tij. Menjëherë është transportuar drejt spitalit te Sarandes, e nga këti në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.
Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më specializuar mjeko-ligjore.
Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme.