OSHEE jep lajmin e mirë për banorët e Ksamilit
OSHEE ka dhene nje lajm te mire per gjithe banoret e Ksamilit.
POSTIMI
Jemi drejt përfundimit të investimit në perlën e bregdetit shqiptar, e cila çdo vit njeh vetëm rritje të numrit të pushuesve.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes #OSSH njofton se projekti për rritjen e kapacitetit të furnizimit me energji elektrike për të gjithë njësinë administrative Ksamil është drejt fundit, për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të rrjetit të ri kabllor 20kV, kabinave të reja dhe linjës tensioni i ulët për të gjithë banorët e zonës bregdetare, e cila nis nga Nst Sarandë, Kanali i Çukës, deri në qytezën e gjallëruar plot me turistë.