“Nuk ke prekur kurrë punë me dorë” – Plasi sherri mes Ylli Manjanit dhe Tik Lapajt: Ta tregoj unë javës tjetër
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka debatuar ashpër me Adriatik Lapaj, pasi ky i fundit e akuzoi se ‘nuk ka prekur punë me dorë’.
Manjani i tha Lapajt se ministër nuk bëhesh por zgjidhesh.
Manjani: Nuk ka lidhje kjo, ky është abuzim. Po të lutem tani. Ky është abuzimi që i bëhet atij sepse po marrim Beqajn, i cili sot është i pandehur dhe me detyrim paraqitje dhe nuk ka shprehur asnjë shënjë rreziku që i largohet drejtësisë. Përkundrazi, javë për javë është aty aq sa është bërë i bezdisur për publikun. Nuk ka shprehur asnjë plan që do e pengojë drejtësinë sepse nuk ka një post për ta bërë, përkundrazi.
Ai neni që lexoj si jurist nuk e justifikon këtë pasi është e ekzagjeruar dhe po ju them si Beqaj ka shumë. Unë po hy në një kurs antipopullor me këtë që po them unë sepse populli nuk do ta dëgjojë këtë por do të dëgjojë atë që po thotë Tiku, qeni maskarai etj. Tani çështja është që nëse do i rrinë standartit ligjor dhe demokratik e di si bëhesh ministër?
Lapaj: Po po populli të bëri ministër ty…
Manjani: Jo, jo, populli nuk më ka mbajtur ministër mua. Nuk bëhësh ministër, por zgjidhesh ministër.
Lapaj: Me ça rroge u bërë ministër?
Manjani: Po ti me ça rroge…
Lapaj: Unë me rrogën e punës time, ty të ka mbajtur populli me rrogë, ai populli fukara.
Manjani: Po ik ti më gjithë popullin.
Lapaj: Po unë nuk iki dot.
Manjani: Po lëre tani ca muhabetesh bën. Ti flet me mendimin tënd. s’ja di për nder askujt. as ty. as popullit tënd.
Lapaj: Guxim i madh është ky.
Manjani: Pirth pirth me gjithë guximin. Çështja është që këtu po flasim për gjëra serioze. Dhe gjërat që kanë të bëjnë me kulturën demokratike.