Një gjë e veçantë ndodhi mbrëmë në Butrint. Jo rastësisht në Butrint

Nga Alba Malltezi

Një gjë e veçantë ndodhi mbrëmë në Butrint. Jo rastësisht në Butrint.

Jo rastësisht me poezitë fatndjellëse dhe universshpjeguese të Timo Fllokos. Asgjë nuk ndodh rastësisht.

Sidomos për një artist. Akoma më shumë për një poet që vendos të thotë disa gjëra tepër të rëndësishme në një vend magjik.

Si Butrinti, ku nisën shumë gjëra, ku kaloi Enea për në Romë pas rrëzimit të Trojës. Ku Andromaka qau, por edhe shpresoi.

Në Butrint është rruga e kalimit për shpëtim dhe këtë një poet e di, siç e di dhe Kadare.

Ndaj kjo u tha mbrëmë për shumë aty dhe për shumë shqiptarë të tjerë përmes TV Klan shumë shpejt. @veragrabocka bëri spektaklin më fin, elegant dhe më të bukur të jetës. Me siguri një dhuratë mistike për vitet që do të vijnë.m

Këtë herë jo me miss-e si në 1993, por me poezinë: Miss-in e vërtetë të jetës për një shoqëri. Ndoshta ka ardhur vërtetë koha që mes nesh të ketë vend e fat për poezi 🌟💫❤️ Ç’magji mbrëmë @saimirpirguofficial @arilenaaraa @emaandrea_official @marselacibukaj @pirrocako @rovenadilo Dëshmitare e të gjithës yjet mbi ne dhe Helena Kadare ❤️