Ish deputeti i Sarandës takohet me Hillary Clinton
Ish deputeti i Sarandes Alket Hyseni ka zhvilluar nje takim me ish sekretarin e Departamentit të Shtetit të Amerikës.
“Me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative”, në Konferencën e Sofies, pata nderin të takohem me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës.
I shpreha mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe veçanërisht të Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit”, shkruan Alket Hyseni.