“Shtetrrethimi”, pas orës 13:00 rrugët bosh dhe dyqanet mbyllur në Sarandë
Sot është dita e fundit që shqiptarët do të lëvizin deri në orën 13:00.
Nga e hëna ata do të përballen me masa të reja përsa i përket situatës së koronavirusit.
Menjëherë sapo akrepat e orës kanë shkuar 13:00 rrugët kryesore dhe dyqanet në Sarandë janë boshatisur.
Qytetarët kanë respektuar orarin, duke shkuar nëpër shtëpia.
Nga e hëna pritet që të ndryshojnë oraret, e cila do të lajmërohet nga kryeministri Edi Rama. /Sarandanews.com/