Arrestimi i Goros, jehonë në Greqi/ Mediat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë prangosjes së kryebashkiakut të Himarës
Mediat greke nuk kanë humbur asnjë minutë por kanë transmetuar menjëherë arrestimin e Gjergji Goros duke iu referuar në shumë raste lajmit të transmetuar nga Top Channel dhe media të tjera shqiptare.
Arrestohet Gjergji Goro, kryebashkiaku i “zgjedhur” i Ramës në Himarë, është titulli i protalit Newsbomb që vë në dukje se ky arrestim vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”. Bëhet fjalë -theksohet në shkrim -për shitjen e një prone me sipërfaqe 5512 m2.
Arrestimi i Goros u bë pas denoncimit të Fredi Beleri shkruan edhe gazeta Parapolitika në faqen e saj.
Sipas reportazhit të televizionit publik ERT , GJergji Goro kreu tre mandate në krye të bashkisë së Himarës dhe pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 ushtron detyrën e kret të bashkisë , duke zëvendësuar kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleris, i cili ndodhet në burg i gjykuar nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit në periudhën parazgjedhore.
Ishte vetë Beleri theksohet në reportazh që në fund të vitit të kaluar kishte bërë padi ndaj Goros në SPAK duke e akuzuar për shpërdorim detyre.
Le të shohim thuhet në reportazhin e Tv Skai në se po dalin akoma më shumë hollësi në gjithë këtë proces , apo Edi Rama sakrifikon një njeriun e tij, të zgjedhurin e tij në mënyrë që të zbusë reagimet e krijuara nga mbajtja në burg e Fredi Belerit.
Krijon përshtypje fakti që ky zhvillim me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson manipulimet e Ramës, ndërkohë që Gjykata shqiptare kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të bashkisë shkruan në portalin e saj gazeta Protothema.