EMRI/ Sarandë: Ndërtoi pa leje te ‘Syri i Kaltër’, vihet në pranga 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë pasi po kryente punimi ndërtimi pa leje në ‘Syrin e Kaltër’.
Rasti u evidentua nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Komisariatit të Sarandës.
Nga kontrollet rezultoi se shtetasi Herigen Gjoka kishte nisur të ndërtonte një objekt në tokë publike, në parkun natyror pa lejen përkatëse të organeve kompetente.
33-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë ndalimit dhe nuk i është bindur urdhrit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Ndërkohë vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore edhe për punonjës e IVMT dhe policisë bashkiake në Finiq, pasi dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.