Panairi Turizmit në Berlin, Oltion Çaçi tregon ofertën e pasur turistike që ofron Saranda
Potencialet turistike të Sarandës u prezantuan sot në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.
Të pranishëm në stendën shqiptare për prezantimin e këtyre dy bashkive ishin ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela si edhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.
Kryebashkiaku i Sarandës foli për ofertën e pasur turistike që ofron ky qytet.
“Duke pasur detin, malin, lumin por edhe Korfuzin përballë, në një ditë një turist provon shumë emocione. Është fat që ka Shqipëria, Saranda dhe gjithë destinacioni turistik shqiptar”, shtoi ai.
“Saranda dhe Vlora ishin ‘kripa’ mbi shijet e ‘Albania all Senses’ gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin. Me ujërat e bruzta, kurorat e maleve, sitet arkeologjike, një traditë fantastike kulinare të Mesdheut dhe së shpejti me aeroportin e ri i gjithë bregdeti jugor do të kompletojë më së miri ofertën turistike”, tha Kumbaro.