Vlora dhe Saranda prezantohen në panairin e Berlinit, Kumbaro: Aeroporti i ri kompleton ofertën turistike

Potencialet turistike të Vlorës dhe Sarandës u prezantuan sot në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

Të pranishëm në stendën shqiptare për prezantimin e këtyre dy bashkive ishin ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha si edhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.

“Saranda dhe Vlora ishin ‘kripa’ mbi shijet e ‘Albania all Senses’ gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin. Me ujërat e bruzta, kurorat e maleve, sitet arkeologjike, një traditë fantastike kulinare të Mesdheut dhe së shpejti me aeroportin e ri i gjithë bregdeti jugor do të kompletojë më së miri ofertën turistike”, tha ajo.