Kryebashkiaku i Finiqit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Kosta Barka
Eshte ndare nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Tritan Shehu.
Pas ketij lajmi nje mesazh ngushellimi ka bere dhe kryebashkiaku i Finiqit Romeo Çakuli.
“Ka momente që fjalët janë të tepërta…
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve per ish-ministrin dhe deputetin, Kostas Barkas, për vdekjen e tij të parakohshme”, shkruan Çakuli.