Fredi Beleri shpallet fajtor për blerje votash! Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dënohet me dy vite heqje lirie

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

 

 

Beleri ndodhet në paraburgim që majit të vitit 2023 për shitblerje të votave në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Duke folur para trupit gjykues në seancë Beleri tha se që nga dita e parë e deri më sot kjo çështje ka qenë politike.

 

Ai vuri në dukje se “prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë” dhe se i “ka bërë presion”.

 

“SPAK kërkon të më dënojë për sa kohë i duhet Edi Ramës”, tha ndër të tjera Beleri.