DETAJE/ Tritoli në portën e biznesit në Sarandë, dyqani në pronësi të një avokati

SARANDË- Një kallëp tritoli është gjetur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të një avokati në Sarandë.

Burime pohojne se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish-kryetar i Komunës Aliko.

Dyqani shërbente për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve. Grupi hetimor ka rrethuar zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere.

Policia ka nisur punën për të bërë identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve