Pëllumb Pipero: Qershori na gjen të çliruar. Vaksina…
Ditët e fundit, debati për testimet sa i perket Covid-19 ka përfshirë edhe mjekët. Në nje intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero shprehet se debati ngjan më shumë politik sesa është teknik.
Sa i përket “fundit të luftës”, Pipero thotë se qershori mund të jete muaji i “çlirimit”.
Intervista e plotë, pjesa e dytë:
Kush është prova kryesore qe na bën të besojmë se e kemi kaluar të keqen më të madhe?
Ata indikatorë që ju përmenda më siper (lexo këtu), numri rasteve pozitive nga testimet, thirrjet të 127, shtrimet në spital.
A ka vend më për të vënë në diskutim strategjine e komitetit teknik të eksperteve në lidhje me testimet? Janë bërë aq sa duhet apo më pak? Si e konsideron këtë debat?
Më duket një debat më shume politik sesa teknik. Cfarëdo që të themi tani ne pragjykojmë, duhet ta bëjmë analizen dhe “gjyqin” me vonë. Ajo që duhet të diskutojmë tani dhe të bëhemi komplementare është diskutimi i masave për “një ditë më pas” ose “one day after” , çfarë strategjie duhet të ndërtojme për te menaxhuar “suksesin” nëse do e quajmë keshtu për te mos patur kthim pas, dhe rikthim të vales, pasi virusi është ende ketu!
Jemi duke konsumuar skenarin më të keq apo më të mirë deri tani në lidhje me pandeminë, në Shqipëri?
Besoj se po konsumojmë një skenar përtej pritshmerisë, për mirë natyrisht.
Kur mendon se do ti rikthehemi jetës normale, kuptohet përfshi masat shumë të rrepta të distancimit social?
Une mendoj se fundi i Prillit apo fillimi i Majit do na gjejë me masa të lehtesuara dhe shpresoj por dhe besoj Qershori do na gjeje më të lehtesuar, për ta konsideruar veten të “çliruar” nga Covid në fund të muajit Qershor, por duke mos i shijuar të gjitha liritë, pa dalë vaksina masat e distancimit social janë të nevojshme ose dhe të domosdoshme, sidomos për grupet e popullatës me risk të lartë, por dhe sistemi shendetesor qe duhet te jetë i zgjuar dhe vigjilent 24/24.