Në kërkim ndërkombëtar nga Rusia, arrestohet në Qafë Botë 61-vjeçari armen

Një 61-vjeçar armen është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, pasi tentoi të hyjë në Shqipëri.

61-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ruse, prej 12 vjetësh.

Gjykata e Solnechnogorsk në Moskë, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.