Apeli refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Fredi Belerit
Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e 12-të në radhë për lirim nga qelia të Alfred Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ende i pamandatuar ankimoi në Apel një vendim 28 dhjetorit 2023 të Shkallës së Parë, që nuk pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë ndaj tij.
Këtë të premte Apeli i Posaçëm vendosi të miratojë këtë vendim, duke lënë kështu në qelitë e paraburgimit Belerin, i cili po gjykohet aktualisht për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.