Saranda e pa prekur nga COVID-19, autoritetet vendore: Të vijojmë zbatimin e këshillave

Saranda dhe Delvina deri më tani, për fat të mirë nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Në Sarandë numri i testimeve për persona të dyshuar me koronavirus është 30 dhe nga të gjitha përgjigjet e mbërritura nga ISHP, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitiv.

Sipas drejtorit të drejtorisë vendore të shëndetit publik, Arjan Kalcuni, deri më tani situata është e qetë por ka këshilluar qytetarët që të vijojnë të respketojnë masat e vendosura nga autoritetet.

Deri më tani në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 416. /Sarandanews.com/