Eliana Shkurti: Jo vetëm për plazh, Saranda destinacion edhe për Krishtlindje!
Një lajm i mirë për gjithë Shqipërinë është renditja e Sarandës si një destinacion turistik për të kaluar festat e fundvitit e bërë nga revista prestigjoze “Forbes”.
Për të komentuar këtë lajm, shefja e kabinetit të Bashkisë së Sarandës, Eljana Shkurti në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, tha se ky rezultat erdhi falë punës shumë të madhe të bërë nga Bashkia.
“Sivjet ishte risi, për herë të parë Saranda përgatiti Chrismas Market, u dekorua i gjithë bulevardi, aty ka dhe një kënd për miqtë tanë të vegjël. Duke qenë se Sarandën jemi mësuar ta shohim si destinacion turistik veror.
Për herë të parë vizioni i kryetarit të Bashkisë ishte që ta kthenim Sarandën në një destinacion për 365 ditë të vitit. Jemi shumë të lumtur që kishim një feedback kaq të mirë”, tha Shkurti.
Më tej shefja e kabinetit të Bashkisë theksoi se praninë e tursitëve në këtë sezon jo natyral për Sarandës kanë filluar ta ndiejnë që prej momentit që janë ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit.