Nuk iu bind policisë për të ndalur, procedohet penalisht 58- vjeçari nga Saranda
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 58 vjeç, banues në Sarandë.
Kjo pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.