Mitsotakis dhe Butrinti

Nga Auron Tare

We feel that these sculptures belong to Greece and that they were essentially stolen.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, PRIME MINISTER of Greece

NPR, Radio Kombëtare Amerikane, i dedikoi një emision të gjatë konfliktit me të fundit kulturor midis Greqisë dhe Britanisë së Madhe për cështjen e Statujave të Akropolit, të njohura si “Elgin Marbles”. Këto Statuja të marra nga Akropoli I Athinës 200 vite me pare gjate periudhës Otomane nga Lordi Elgin dhe të ruajtura sot në Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh nje pike e nxehte debate midis dy vendeve.

Kryeministri Grek, i cili e ngriti cështjen e kthimit të tyre në Greqi në një intervistë në BBC gjate vizitës së tij në Londër, theksoi se “kjo kërkesë legjitime ishte kërkesa e 11 milion qytetarëve grekë” duke krijuar keshtu një furtunë diplomatike dhe duke bërë që vizita e tij zyrtare të ndërpritej. Ky konflik diplomatik midis dy aleatëve tradicionale mbi një cështje të trashëgimisë kulturore, tregon qartësisht ndjeshmërinë e lartë të publikut grek si dhe rëndësinë për zgjidhjen e saj me rikthimin e këtyre statujave antike në Akropol. Greqia, për dekada të tëra ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korigjuar një të drejtë historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërine e lartë për Trashëgimine e saj Kulturore.

Nërkohe, fqinji i saj Shqipëria një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmer një nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar vendos me shumicë vote dhënien e Qytetit Antik të Butrintit një fondi të huaj për të administruar dhe trashëguar një prej pasurive tona kombëtare më të rëndësishme.

Ky dhunim i te drejtes se kombit shqiptar per te administruar dhe trasheguar pasurine e vet kulturore bie ndesh me te gjitha aktet juridike ne fushen e Trashegimise Kulturore si dhe me Konventen e Parisit per te cilen Shteti yne ka detyrimin per ta zbatuar. Por mbi te gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerine kombetare duke i konsideruar shqiptaret si nje popull barbar qe nuk kane lidhje me te kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon te huajve ta gezojne.

Neser, data 30 Nendor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmerii te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit.