I vodhën celularin dhe para një gruaje, arrestohen 35- vjeçari nga Saranda, në kërkim shoku i tij

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.