SPAK i sekuestroi 10 prona në Sarandë e Tiranë, belgu i arrestuar për 1.9 ton kokainë: Bosi është shqiptar, s’e tregoj dot se…
Me 12 vite burg është dënuar nga një gjykatë në Belgjikë, shtetasi belg Dries Lonneux i akuzuar si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia, tranzit nëpër portet e Antwerp ose Roterdam.
Ngarkesa e kapur në sasi rekord prej 1.9 ton kokainë kishte një vlerë prej rreth 80 milionë euro, ndërsa organizata që tashmë ka 18 të pandehur mund të kishte trafikuar deri në 15 ton kokainë.
44-vjeçari belg, të cilit SPAK i sekuestroi pak muaj më parë 5 apartamente në Sarandë dhe 5 toka në Tiranë, tha se kishte një rol shumë të vogël në organizatë duke kërkuar edhe një dënim të vogël.