Rritet sërish numri i viktimave në Itali
Dita e sotme Italia ka regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë,
Sot janë regjistrua 610 viktima më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.
Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.
Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.
Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.
Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.