Bar Lulishtja “ Butrinti
Nga Inxh. Kristo Kauri
Bar Lulishtja “ Butrinti” ndodhet ne zemren e qytetit tone te Sarandes!
Ne shekullin e XIX, ne kete mjedis dhe afer tij, ndodheshin rezidencat e konsullatave te huaja, italiane, greke, austriake.. Ne shekullin e XX-te, sidomos gjate viteve 1960-1980, ishte nje nga vendet me te dashura, me te preferuara te qytetareve sarandite.
Ne keto vite, ky mjedis percillte tek vizitoret me shume bukuri, me shume poezi, me shume muzike, rrezatonte me shume dhe me mire vlerat e tij historike, shkencore, turistike, shpirterore…
Gjate ketij rrugetimi shumevjeçar, koha beri punen e saj. Rane mbreteri, u rrezuan mbreter te fuqishem, u ndryshuan sistemet, rane qeveri, iken dhe erdhen shume pushtetare qendrore dhe vendor, …por te gjithe u harruan. Asnje nuk i kujton emrat dhe bemat, fuqine dhe pushtetin e tyre, por kjo nuk ndodhi dhe ska per te ndodhur me Bar Lulishten tone.
Ne kete rrugetim, Bar Lulishtja ,megjithse e braktisur, e rrenuar, e harruar, çdo m2 i saj, çdo dru dhe shkurre, ndertesa e saj e vjeter, percjellin tek qytetaret nje pjese te rrugetimit historik te qytetit tone.
Ne kete mjedis, megjithse me siperfaqe te vogel, ndodhen disa lloj druresh dhe shkurresh te rralle te qytetit dhe te vendit tone. Rritet dhe qendron ne kembe druri i piperit (Schinus molle L) , qe sipas te madhit Moikom Zeqo, eshte mbjellur rreth viteve 1874- 1876 nga poeti i Rilindjes Naim Frasheri, vit qe perkon kur Poeti ishte punonjes ne doganen e qytetit tone.
Ketu ndodhej palma hurma (Phoenix canariensis) ,me e vjetra dhe me e larta e qytetit, rreth 22 metra. Ajo nuk u rrezistoi sulmeve te pameshirshem te buburrecit te kuq. Pak me tej, ndodhet shkurreja e bukur dhe befasuese Pitospora, Angjeliqia (Pittosporum tobira), ose siç i thone ndryshe Dafina australiane.
Nuk eshte rastesi qe ne kete mjedis, druret dhe shkurret e perzgjedhura per te zbukuruar qytetin tone , sipas te vjeterve qe e kane percjellur nga brezi ne brez, jane marre nga vendet fqinje, pothuaj me te njejten klime , Italia Jugore, Maroku, Egjypti,Siria etj.
Keta njerez qe per qytetin tone mbeten anonime, ne i falenderojme dhe u jemi mirenjohes per dhuraten qe na bene.
Kam shkruar per druret dhe shkurret qe zbukurojne kete mjedis, per vlerat e tyre historike, shkencore, kam shkruar per drurin e rralle dhe me vlera te piperit, kam shkruar per “pasaporten” e qytetit tone palmen, per angjeliqin (Pitosporen), per bungeviljen ose siç i themi ndryshe lulja e Sarandes, per bananen, per dafinen fisnike, per portokallen, lantanen etj.
Ne kete mjedis, shume pak metra larg drurit te piperit, qendron ne kembe nje dru tjeter i rralle, nje lloj pishe e rralle, per qytetin tone dhe ndoshta dhe per vendin, kjo sipas profesor Ahmet Osja.
Shume here kam dashur te shkruaj per kete pishe te veçante, por kisha mungese informacioni, dyshime dhe pasiguri. Nderkohe hulumtoja, zgjeroja informacionin, saktesine e te dhenave dendrologjike, dendrometrike, ato historike, origjinen, vlerat etj…
Me keto mendime, meditime, sot u afrova me shume prane saj per t’i kerkuar ndihme, fillova te komunikoj dhe te zbuloj magjine e saj. Kjo pishe me madheshtine dhe prezencen e saj, gradualisht filloi te me shpalosi gjithe te fshehtat dhe dhimbjet e saj. Perballe saj , ne te njejten kohe ishte mbjellur dhe nje pishe tjeter e ketij lloji, por ajo nuk i rezistoi presionit dhe “zhvillimit” urban.
Eshte nje lloj pishe, nga rreth njemije qe ekzistojne. Emrin e ka Kazuarina, ose ndryshe emertohet pisha australiane.
I pari qe u mor me studimin dhe percaktimin e saj, ishte botanisti i talentuar Karl Lineu( Carl Von Linee), babai i taksonomise bashkohore, princi i botanisteve qe u moren me studimin e natyres.
Ai ne vitin 1759, e pagezoi me emrin shkencor Casuarina equisetifolia L.
Ben pjese ne familjen Casuarinaceae. Druri, siç e shikoni dhe ne foto, formon nje trung te drejte dhe kurore te ngushte piramidale. Arrin , kjo sipas kushteve klimatike-tokesore, 15-25 metra lartesi. Lulezon ne vere, frutifikon ne vere- vjeshte. Parametrat dendrometrike te kesaj pishe australiane jane: lartesia rreth 15 metra, diametri ne lartesi 1,30 metra eshte 52 cm. Kurora perben diçka me shume se 1/3 e lartesise se saj.
Kurora e saj te befason me larmin e ngjyrave, gri-kafe-te verdhe- jeshile. Forma e kurores dhe larmia e ngjyrave i japin nje vend te privilegjuar edhe si dru zbukurimi me shume vlera. Eshte nje pishe vetem e mjediseve te ngrohta, ku shuma e temperaturave mbi 10 grade duhet te jete mbi 6000.
Atdheu i saj eshte Australia, nga ku mori dhe emrin, Azia Juglindore, vende ku ajo kultivohet me shumice.
Areali i perhapjes eshte me i gjere dhe gjendet ne Birmani, Vietnam, Kine, Meksike, Florida… Si dru zbukurues eshte i pranishem ne Itali. Greqi, Spanje, France…
Eshte pershtatur dhe natyralizuar mire ne rajonin e Siçilise, Sardenjes, Lacios, Pulia.
Kultivimi : Parapelqen dhe rritet shume mire ne brigjet ranore bregdetare, ne duna, ne mjediset kenetore . Kultivohet ne çdo tip toke, akoma dhe ne toka te kripura, me perjashtim te tokave te renda argjilore. Vleresohet si dru pioner per te permiresuar tokat dhe mjediset e varfera, te eroduara. Bashkejetesa perfekte e pishes me bakteriet e klases aktinomicete, ben qe te vleresoj azotin atmosferik, e fikson ate ne renjet e saj duke permiresuar cilesine e tokes.
Vleresohet jo vetem si dru zbukurimi, ne masive, grupe ose i vetem, por ka vlera ne krijimin e brezave kunder eres, ne ndarjen e mjediseve, etj. Duron me sukses torturat urbane, ajrin e ndotur, filtrat e bllokuara te qytetit, temperaturat e larta, ato te ultat. Nuk ka probleme serioze nga armiqte dhe semundjet.
Ky dru i vetem i ketij lloji ne qytetin tone, ka mbi 150 vjet qe qendron ne kembe, duke percjellur tek vizitoret, kalimtaret ,vlerat e saj historike, biologjike, shkencore, shpirterore, turistike. Eshte mbjellur, sipas informacionit, pothuaj ne te njejten kohe me drurin e piperit, me palmen dhe pitosporen, rreth viteve 1870- 1878.
E braktisur nga te gjithe, dhe nga ne specialistat, pisha australiane, Kazuarina, eshte perballur dhe ka fituar luften ndaj furtunave detare, klimes tejet te nxehte, ndaj pluhurit, ndotjes urbane,..por nuk mundi te perballet dot ndaj babezise, makuterise se njeriut, qe i moren frymen me ndertimet rreth saj. Kjo makuteri i zvogeloi shume kuroren, hapesiren tokesore dhe ajrore, i pengoi rrezet e diellit qe aq shume i ka nevoje.
Per te mbijetuar, qe te qendroj ne kembe, ajo u pershtat me mjedisin dhe njerezit, duke reduktuar kuroren , vitalitetin, energjine dhe vlerat e saj te cmuara.
Qytetaret sarandite nuk e harrojne Bar Lulishten e tyre te dashur. Vijne e vizitojne shpesh, nderojne dhe respektojne njerezit qe e krijuan kete mjedis publik, i perulen me respekt dhe admirim çdo investimi te bukur qe behet ne qytet, nderojne dhe nuk harrojne kurre ata qe i mbollen keto drure te rralle , te vecante, ngarkohen emocionalisht, kujtojne me nostalgji vitet me te bukura te saj, ku investohej me shume dashuri , pasion dhe kujdes , duke shpresuar se ky mjedis publik, do te mbetet gjithmone publik, por do te kete me shume vemendjen, angazhimin e Institucioneve qendrore dhe vendore, qe Ai te percjell me dinjitet mesazhet dhe vlerat qe Ai mbart, brezave qe do vijne.Le te shpresojme!