Butrinti, 39% më shumë vizitorë se në 2022
Parku Kombëtar i Butrintit, është i vetmi sit arkeologjik në Shqipëri, ku vizitorët duhet të presin në radhë për t’u pajisur me biletë. 9-mujori i parë mbyllet më 39% më shumë vizitorë se 9-mujori i vitit të kaluar.
98.088 vizitorë u shënuan nga Janari deri në Shator të këtij viti. Muaji i parë i vjeshtës u mbyll me 14.272 turistë ose 23.6% më shumë se Shtatori i vitit 2022. Këto shifra pozitive, përkthehen në më shumë të ardhura për Parkun Kombëtar, që është në listën e trashëgimive unike të UNESCO-s.
Sipas të dhënave zyrtare nga ky Park, deri më tani nga shitja e biletave për 9 mujorin e parë janë arkëtuar64343300. Të ardhurat nga biletat për periudhën Janar – Shtator ’23 janë rritur me 17% më shumë se 9 mujori i një viti më parë. Këto janë të dhëna mjaft pozitive për Butrintin, i cili pa u mbyllur viti mund të shënojë 100.000 mijë vizitorë.