Dule dhe Çaçi takim me administratorin e OSSH: Diskutime për projektin që do ti japë zgjidhje problemit të energjisë

Kryebashkiaket e Sarandes dhe Konispolit, Oltion Çaçi dhe Ergest Dule, kane zhvilluar nje takim me administratorin e OSSH Blendian Dalipi.

Fokusi bisedes ka qene tek detajet për projektin që do ti japë zgjidhje problemit të energjisë.

“Me administratorin e OSSH Blendian Dalipi dhe grupin e punës, diskutuam rreth detajeve perfundimtare të projektit që do ti japë zgjidhje problemit të energjisë për zonën e Konispolit.

Ky projekt fillon zbatimin me buxhetin e vitit 2024 si pjesë e unazës energjitike të Ksamilit”, shkruan kryetari i bashkise se Konispolit.