Oltion Çaçi takohet me Kryetaren e Bashkisë së Rostock-ut, Eva-Maria Kröger: Partneritet mes dy qyteteve

Kryetari i bashkise se Sarandes, Oltion Çaçi, ka zhvilluar nje takim me Kryetaren e Bashkisë së Rostock-ut, Eva-Maria Kröger.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku Oltion Çaçi shkruan:

“Sot, gjatë takimit me Kryetaren e Bashkisë së Rostock-ut, Eva-Maria Kröger, pata kënaqësinë të diskutoj rreth mundësive të bashkëpunimit mes Sarandës dhe Rostock-ut në fushën e turizmit, kulturës, arsimit dhe ekonomisë duke filluar një partneritet të ri dhe të fortë ndërmjet dy qyteteve tona”, nenvizon Oltion Çaçi.