VIDEO/ Sezoni turistik i sukseshëm: Vlerësime të jashtëzakonshme online për Ksamilin
Plazhi i Ksamilit ka korrur nje sukses te jashtezakonshem gjate ketij sezoni turistik, duke pasur nje “boom” turistesh vendas e te huaj qe kane kaluar pushimet verore.
Suksesi i Ksamilit ka bere jehone edhe ne vlersiket online.
Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi, ka bere publike nje video nga vleresimet e jashtezakonsheme qe kane ardhur online per Ksamilin.
Ai ka renditur vleresimet e Trip Advisor, Booking.com, Google etj.
POSTIMI I OLTION ÇAÇI.
Këtë sezon turistik , Ksamili, ka fituar një performancë të jashtëzakonshme në platformat online të udhëtimit. Në Trip Advisor, strukturat e shërbimit (restorante dhe bare) kanë arritur një vlerësim të përgjithshëm shumë të lartë, ku 85 % e komenteve janë klasifikuar si Excellent dhe Very Good.
Në Booking.com, shkëlqimi është i pamohueshëm për strukturat akomoduese duke treguar se 46% e vlerësimeve janë Exceptional dhe 42% Superb me një total 88 % vlerësimesh pozitive(8-10) Ndërkaq, në Google, një vlerësim i përgjithshëm prej 4.5/5 reflektojnë nivelin e lartë të kualitetit të shërbimit.
Ky sukses në vlerësimet online flet për përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar një përvojë të shkëlqyer.
Ksamili është një destinacion që tërheq vizitorë nga e gjithë bota, me pamjet e mahnitshme dhe cilësinë e jashtëzakonshme të shërbimit.