VIDEO: Brenda vilës luksoze ku Dua Lipa dhe vajza e Donald Trumpit i kaluan pushimet në Ksamil

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, para pak javësh kishte kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Artistja zgjodhi Kep Merlin si destinacionin e saj për pushime, e jo vetëm këtë herë.

Dua kishte kaluar edhe vera të tjera në po këtë vend, e shoqëruar gjithmonë nga familjarët e shoqërinë.

Vila në të cilën qëndroi Dua, thuhet të jetë vila më e madhe private në plazhin e Kep Merlit në Ksamil.

Përveç artistes shqiptare aty kanë qëndruar edhe shumë personazhe të rëndësishme, duke përfshirë edhe vajzën e ish-presidentin Donald Trump, Ivanka Trump.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale një video, përmes së cilës ka prezantuar ambientet luksoze të vilës ku ka qëndruar Dua dhe vajza e Trump gjatë pushimeve në Shqipëri.