Dritan Leli jep lajmin e mirë për bizneset në Vlorë: Nuk do paguajnë taksën për hapësirat publike
Kryetari i Bashkisë së Vlorë, Dritan Hila ka dhënë lajmin e mirë për të gjitha bizneset e qytetit bregdetar, se për tre muaj nuk do të paguajnë taksën e hapësirës publike.
Lajmin e bëri të ditur në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora.
Dritan Hila: Keni ndonjë strategji për t’iu ulur ndonjë taksë vendore operatorëv turistikë?
Dritan Leli: Ne po bashkëpunojmë me Shoqatën e Bashkive. Kemi bërë maksimumin për të shkëmbyer informacion për të përcaktuar një strategji sa më pozitiv në mënyrë që ti gjendemi pranë operatoreve turistik, por jo vetëm sepse problematikat e territorit janë të ndryshme.
Ajo që kemi diskutuar më stafin e bashkisë Vlorë ka qenë iniciativa që kemi marrë dhe tani e kemi vendosur, presim ta kalojmë në hapat e tjerë të vendimmarrjes ka qenë heqja e pagesës për muajit mars, prill dhe maj për atë taksën e hapësirave publike që zihen nga bizneset private.
Do ta zerojmë dhe nuk do ti detyrojmë që të paguajnë sepse në fund të fundit nuk po e përdorin, pavarësisht se është vetëm muaji i fundit, por ne do mundohemi të jemi sa më pozitivë që të ndihmohen bizneset për tu rimëkëmbur.