Viktima martoi vëllanë dhe po kthehej në Greq, humb jetën 35- vjeçarja në aksin Sarandë – Qafë Botë
Aksident në aksin Sarande – Qafe Botë në afërsi të Konispolit.
Si pasojë ka humbur jetën njhë person dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë Adriana Prendi 35 vjec, dy të plagosur në spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli por që punonin në Greqi.
Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasëm. Viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi. Nuk ka ende detaje te tjera për ngjarjen