Tronditëse në fshatin Dërmish të Finiqit: Babai abuzon seksualisht me të bijën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Dërmish të Bashkisë së Finiqit ku një baba akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën, 25 vjeçe.

Ata ishin nga Lushnja dhe burri ishte i divorcuar dhe prej kohësh ishin vendosur në fshat.

Vajza abuzohej prej disa kohësh nga babai por nuk kishte treguar.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë vërë re sjellje të dyshimta tek 55-vjeçari dhe kanë lajmëruar Policinë.

Pas dëshmisë së dhënë në Policia vajza ka treguar abuzimet që i bëheshin nga i ati.

Pa dëshmisë së vajzës blutë e Sarandës kanë arrestuar 55-vjeçarin e identifikuar me inicialet R.Rr.