Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë/ ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Treguar ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën një 17-vjeçar pasi u raportua se kavoja e ashensorit të lokalit ku punonte u këput dhe e zuri poshtë.
Sipas ISHMT-së pajisja e përshtatur për transport mallrash, ndërsa thotë se në këtë mënyrë nuk janë kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.
Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, thuhet ne njoftim.