Finiq dhe Delvinë: Përfundojnë restaurimet në 7 monumente kulture, kategoria I
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjetet sociale një listë monumentesh të kulturës, të cilat i janë rikthyer vizitorëve e besimtarëve pas punimeve restauruese të kryera në to.
Ministrja shkroi se, ka qenë një sezon i ngarkuar pune për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë për mirëmbajtjen, restaurimin dhe konsolidimin e monumenteve të kulturës.
Falë punës së përditshme të specialistëve të DRTK Vlorë, i janë kthyer vizitorëve dhe besimtarëve 7 monumente kulture të kategorisë I.
Monumentet e restauruara janë:
Banesa me dy peristile në Parkun Arkeologjik të Finiqit;
Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Malçan të Bashkisë Finiq;
“Puset e Vjetra” në fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq;
Kisha e “Shën Mëhillit” në fshatin Kostar të Bashkisë Finiq;
Kisha e “Shën Janit” në Bashkinë Delvinë;
Muri rrethues i kishës së “Shën Mërisë Kameno” në Bashkinë Delvinë;
Porta e kishës së “Shën Kollit” në Fshatin Mesopotam.