“Solar”, eventi më i madh muzikor që ‘pushton’ Sarandën për tre ditë
Festivali i muzikës “Solar” do të pushtojë Sarandën për tre ditë, nga e premtja në të dielë 25-27 gusht.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ku ndau videon promovuese të këtij festivali.
“Plot argëtim, muzikë, e shumë surpriza të tjera në eventin më të madh muzikor që ndez Sarandën në fundjavën e fundit të gushtit”, tha Kumbaro.
“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm .
Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.
Festivali do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalët e tjerë.