Goditi me sende të forta dy persona, policia e Delvinës shpall në kërkim 32- vjeçarin
Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Mirditë.
Kjo pasi në fshatin Kopaçez, Delvinë, ka goditur me sende të forta shtetasit E. Ç., 37 vjeç dhe E. XH., 40 vjeçe, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.