Arrestohet 41- vjeçari në Sarandë, dhunoi shoferin e autobuzit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u krye pasi ka goditur me grushte shoferin e një autobusi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.