Turisti italian nxjerr faturën e restorantit në Sarandë: Çmime shumë të lira dhe shërbim i shkëlqyer. Na ofruan “xaxiq” dhe bukë falas
Vendi ynë është “përmbytur” nga turistët italianë këtë verë. Të shumtë janë ata që kanë mbetur të kënaqur.
Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë.
Ai në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer. Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht.
Turisti thotë se për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë, ka paguar 8 euro. Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas. E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali, shkruan ai.
Mesa duket është koha të promovohen bizneset model, të cilat nuk abuzojnë me turistët e huaj dhe ofrojnë shërbim të kulturuar.