GJKKO lë në burg përsëri Fredi Belerin
GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për një masë më të lehtë sigurie, duke e lënë atë sërish në burg.
Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e medias.
GJKKO-së iu është kërkuar zëvendësimi masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.
Lirimi nga qelia do i mundësonte Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i Himarës.
Edhe pas presionit të shtuar të Athinës Gjykata nuk pranoi që ta ndiqte atë në gjendje të lirë.