Gazeta italiane fushatë kundër Sarandës, i kthehen komentuesit
Ankesa e një turisti italian se “kishte kaluar katër orë në këmbë në një anije turistike në Sarandë”, është bërë kryefjalë në gazetën italiane “Il Messaggero”.
Gazetë kjo e cila që prej vizitës së Giorgia Melonit në vendin tonë dhe pas incidentit me turistët italianë që u larguan pa paguar, nuk ka pushuar së publikuari artikuj negativë për vendin tonë.
Në lajmin në fjalë, turisi italian ankohet se varka e “Piratëve” në Sarandë, e cila i çon pushuesit në Kakome dhe Krorëz, ka qenë skandaloze. Ai thotë se është detyruar të qëndrojë katër orë në këmbë pasi ia liroi vendin disa të moshuarve.
Por ajo që bie në sy janë komentet e italianëve në lajmin e “Il Messaggero” në rrjetet sociale.
Ata shkruajnë se gazeta italiane ka nisur një fushatë denigruese për Shqipërinë, që në fakt ofron çmime shumë më të ulëta dhe plazhe shumë të bukura.