EMRI/ Shisnin kanabis në lokalet e Sarandës: Arrestohet 18 vjeçari, procedohet një tjetër
Një 18 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për drogë.
18 vjeçarit Orgito Hyraj iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.
Ndërsa 27 vjeçarit të proceduar Valon Zeqiraj iu gjetën disa doza kanabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale