Superjahti i miliarderit australian vjen në Sarandë për t’u mbushur me naftë
Volpini 2, superjahti i miliarderit australian, Lindsay Fox mbërriti këtë të Dielë në orët e para të ditës në Sarandë për t’u furnizuar me naftë.
Jahti 58 metër i gjatë është ndërtuar nga kompania hollandeze Amels në vitin 2018 dhe është shitur me një çmim prej 60 milionë dollarë tek pronari i tij aktual, miliarderi australian Fox.
Sipas të dhënave teknike, jahti ka një serbator me kapacitet prej 146 mijë litrash karburant, aq sa u deshën plot 3 autobote për të përfunduar furnizimin e tij.
Prej vitesh, qeveria shqiptare kishte përjashtuar nga çdo taksë naftën që u shitej jahteve për të stimuluar turizmin.