Rama-prokurorëve: Mos merrni vendime kriminale duke pushuar çështjet për zjarrvënësit
KryeministrI Edi Rama nga qyteti i Tepelenës kishte një apel për të gjitha ata persona që tentojnë të djegin pyjet dhe pasuritë e vendit.
Ai tha se këta persona duhet të dënohen sipas ligjit, madje kritikoi edhe prokurorët të cilët sipas tij kanë dhënë vendime absurde duke mos nisur asnjë hetim për personat përgjegjës.
Ai shtoi se të gjithë duhet të kujdesemi, në mënyrë që pyjet tona të mos preken nga zjarret siç po ndodh me vendet përreth Shqipërisë.
“Për ata që djegin pyjet…Është mëritë e madhe e Policisë së Shtetit dhe i kam falënderuar publikisht që kanë arrestuar disa nga autorët për të cilët kodi parashikon burgosje të gjata.
Dua t’i bëj një thirrje prokurorëve të shqiptari, që kanë shpallur në mënyrë edhe me kriminale se sa ata a që kanë djegur, pushime çështjesh dhe mosfillime hetime çështjesh, që mos të harrojnë fëmijët e tyre dhe stërgjyshërit e tyre, që i kanë mbjellë ato pemë kur marrin parasysh të japin vendime të tilla.
Këta duhet të shkojnë dhe të rrinë gjatë në burg, sepse nga një shkrepse, që vjen nga një kotësi kriminale dhe djegin pasuri të vendit dhe nuk dua që të ndodhi në Shqipëri, siç po ndodhin në disa vende rreth e rrotull. Për këtë arsye ne e kemi bërë ndryshimin në Kodin Penal”, tha Rama.