Rama emëron Blendi Klosin sekretar të përgjithshëm të PS, ja kreu i ri grupit parlamentar
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste që ka nisur në orën 18:00 ka sjellë rezultatet e para. Në këtë asamble që po zhvillohet me dyer të mbyllura, është vendosur që Bledi Çuçi të jetë kryetar i grupit paralamentar të PS-së.
Pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, ky vend kishte mbetur vakant. Sot i është besuar pikërisht ish ministrit të Brendshëm për të qenë në krye të grupit parlamentar.
Sakaq është bërë një tjetër ndryshim i rëndësishëm. Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste duke i zënë në këtë mënyrë vendin Damian Gjiknurit.
Kujtojmë që dy javë më parë Çuçi u shkarkua si ministër i Brendshëm dhe sot emërohet si kryetar i grupit Parlamentar të PS-së. Ndërsa Blendi Klosi është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm.