Zbulohet një tentativë e zaptimit të një lulishteje në Ksamil
Zbulohet një tentativë e zaptimit të një lulishteje në Ksamil.
Operacion i Policisë Bashkiake Sarandë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Zbulohet një kamion në tentativë për të vendosur një kioskë në një sipërfaqe publike, lulishte në hyrje të Ksamilit.
Autorët kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Policia Bashkiake në bashkēpunim me Policinë e Rendit kanë identifikuar dhe proceduar autorin. Eshtë sekuestruar kamioni bashkë me kioskën.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, me anë të një mjeti tjetër është tërhequr kamioni bashkë me kioskën.
Për t’u kamufluar, mjeti ka qenë pa targa. Eshtë identifikuar autori i braktisjes së mjetit dhe kioskës, shtetasi me inicialet R. T.