Betohen 3 prokurorë të rinj të Sarandës, Manja: Garanci e shtuar për një drejtësi më pranë qytetarëve
3 prokurorët e rinj, të emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 10 korrik per Prokurorine e Sarandes u betuan këtë të mërkurë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori sot pjesë në ceremoninë e betimit, e cila u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Manja e cilësoi këtë moment, si një hap përpara të reformës në drejtësi.
“Një hap përpara në reformën në drejtësi. Përforcojmë ekipin e prokurorëve me 26 magjistratë të rinj, të cilët do të çojnë përpara angazhimet tona në sistemin e drejtësisë penale! Betimi i tyre është një garanci e shtuar për një drejtësi më të prekshme dhe më pranë qytetarëve”, shkruan Manja.
3 Prokuroret e rinj te Sarandes.
- Valbona Maja Prokuroria Sarandë
- Silvana Belishta Prokuroria Sarandë
- Besjana Sadikaj Prokuroria Sarandë