Shembulli skandaloz i Hariz Memës, bashkë me militantët e tij shkelin rregullat e distancimit fizik

Në një kohë ku të gjithë Institucionet shëndetsore kanë bërë thirrje për të ruajtur distancimin fizik, në kuadër të masave kundër COVID-19, kreu i PD-së së Sarandës Hariz Mema bashkë me militantët e tij, kanë bërë të kundërtën.

Në disa foto të bëra gjatë një ditëlindje, Mema me militantët e tij shihen ngjitur me njëri tjetrin, duke mos respektuar distancën fizike 1.5 metra, a thua sikur po kalojmë një situatë normale.

Shpresojmë që të tilla skena skandaloze që janë një rrezik në këtë përiudhë të COVID-19, të mos shërbejnë si shembull për të tjerë demokrat, të cilët fatkeqsisht kreu i tyre i ka shkelur në mënyrë skandaloze.

Më poshtë po përcjellim fotot e Hariz Memës dhe të militantëve të tij. /Sarandanews.com/